Reperi legjendar, DMX, e ka filluar turneun e tij evropian të vitit 2012, që është i pari në karrierën e tij.

DMX pas telasheve viteve të fundit me ligjin dhe në pamundësi për të krijuar projekte të reja muzikore dhe filmike, ka vendosur që për herë të parë në karrierën e tij të fillojë një turne evropian.

Fillimisht ai do të qëndrojë më 14 janar në Rinora 4 në Zvicër ku do të performojë për të rinjtë shqiptarë në diasporë, para se më 22 janar të gjendet në Kosovë, për të performuar më 23 janar në sallën “1 Tetori” hitet e njohura “The Rain”, “Party Up” etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here