Rita Ora nuk ka fituar edhe aq vëmendje nga djemt e Australisë ku ka qëndruar për disa ditë.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në një emision në një radio në Sidnej, ku ka treguar se djemtë Australian nuk janë treguar të interesuar për të edhe aq shumë.

“Isha në plazh dhe aty ishin disa djemë shumë të bukur por ata as që lëvizën këmbën për të mu afruar”, ka thënë Rita duke qeshur.

Përveq faktit që nuk ka pas sukses me meshkuj në Australi, ajo nuk ia doli gjithashtu në garën e organizuar nga revista prestigjioze “Rolling Stone”, pasi nuk ka arritur të grumbullojë vota të mjaftueshme për tu paraqitur në ballinën e saj si femra që ka bërë më së shumti bujë në botë për një vitë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here