Djali i këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andrra Destani ditën e djeshme mbushi 1 vjeç.

Një festë e madhe mes miqsh, të afërmish dhe shumë personazheve të famshëm, që nga motrat Libohova, Ermal Mamaqi, Ingrit Gjoni, Rovena Dilo, Kejsi Tola etj., ishin të pranishëm në gëzimin e këngëtarit.

Një festë plot alegri ku nuk mungoi humori i Ermal Mamaqit dhe zbavitje të shumta, ku ashtu siç e do zakoni, Sinani e “zbrazi” për djalin e tij të vetëm Ansin.

Ajo që ra na sy ishte kurimi në detaje i pamjes së dy prindërve të të voglit, ku Andrra dukej mjaft e hijshme.

“Gjithçka kam dashur në jetë”, shkroi Sinani në rrjetet sociale duke publikuar fotografi nga festa.

Ndërkohë Andrra bëri një dedikim shumë më të gjatë ku i drejtohet të birit se lajmi i ardhjes së tij në jetë ishte vula me vlerë të panumërt e dashurisë që mbështillte atë dhe Sinanin.

“Ndonëse rrugëtimi i njohjes dhe kurorëzimit tone ishte i mbushur me emocione të pakufijta e thellësisht të ndjera, asgjë s’ishte e barazvlefshme me lajmin që na mbushi jetën në mënyrë të papërshkrueshme. Teksa ti frymoje brenda meje, përpiqesha të të imagjinoja në tërësinë tende e thurja ëndrra të pafundme për ty. Mëngjesi më zgjonte me mendime për ty e nata mbyllej me dorën mbi barkun që brenda kishte mrekullinë time. Ditët i linin radhën njëra-tjetrës, barku rritej e unë çdo ditë e me shumë të ndjeja në pafundësinë time. Babi yt erdhi në Gjermani për të mbajtur koncertin e radhës së bashku me kolegë të tij. Përgjatë të gjitheë koncertit, ndonëse tingujt ishin të fortë, dukej sikur kjo situatë s’të shqetësonte aspak e ti njësoj si çdo ditë flije në barkun tim. Ama, sapo ai preku skenën e mori mikrofonin për të kënduar vargjet e para, ti në atë çast më dhe gjurmën tënde të parë, goditjen tënde të parë. E shoh të kotë të vazhdoj të shkruaj për mrekullinë e 8-të tonën. Ti je fryt i dashurisë sonë dhe diell i pashtershëm që çdo ditë e më shumë rrezaton jetët tona. 25.05.2016 kjo është data që shënoi jetën time e të babit tënd. Ahhhh sa shumë ndiej e sa pak mund të shkruhet për ty… Ti je jetë që jetës sime i jep jetë. Nuk ka lumturi më të madhe e më të prekshme teksa shoh që unë dhe babi yt, jemi përfshirë gjithsej tek ty. Trekëndëshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithçka që unë kisha ëndërruar në jetë”, shkruan Andrra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here