Djali i vetem i Fatos Nanos dhe e dashura e tij prej gati dhjete vjetesh, do te martohen.

Çifti ka kohe qe frekuentohen me njeri tjetrin, madje prej kohesh i kane dhene fund vizitave zyrtare ne familjet e njeri tjetrit. Sokol Nano dhe Arlinda Budo, vajza me te cilen ka provuar edhe bashkejetesen, jane treguar gati hermetike per jeten e tyre private.

Megjithese kane nje lidhje qe zgjat prej gati nje dekade, prej vitesh i bejne pushimet bashke, dalin hapur ne publik, perseri te dy kane preferuar te ruajne nje profil te ulet publik. Per kete arsye asnjehere nuk kane dashur ta ndajne historine e tyre me median, megjithate suplementi Bluetooth ne vitin 2009 arriti te publikoje lidhjen e tyre duke e shoqeruar me disa foto te çiftit. Por edhe pse kaq hermetike Bluetooth mundi te mesoje nga burimet e aferta te familjeve, martesen e tyre,

E zgjedhura
Arlinda Budo. Keshtu quhet e dashura e Sokol Nanos djalit te ish-kryeministrit Fatos Nano. Ajo eshte 30 vjeç ndersa Sokoli 32 vjeç. Eshte bija e dy mjekeve te njohur ne Tirane.

Prej vitesh familja e saj banon ne nje pallat pas Piaces. Ajo ka dhe dy motra te tjera por qe prej kohesh jetojne ne Amerike. Arlinda shkollen e mesme e ka bere te “Harry Fultz” ndersa te larten e ka mbaruar te Gjuhet e Huaja dega Anglisht. Thuhet se vajza ka ndjekur dhe nje master ne ekonomi per t’i sherbyer ne punen e saj.

Ajo punoi disa kohe te nje kompani celulare e me pas ne nje banke te huaj ne sekretari ku punoi per disa vjet e vetem pasi tregoi shembullin e mire u promovua ne nje detyre me te larte, ku merrej me produktet qe ofron kjo banke. Me sa duket vajza e dy mjekeve te njohur nuk ka qene shume e dhene pas zanatit te prinderve ndersa ka zgjedhur nje fakultet te lehte per tu diplomuar. Nderkaq prirja e saj po shkon drejt ekonomise, qe eshte edhe nje nder kriteret per te punuar ne banke.

Arlinda eshte simpatike me buze te trasha dhe floket i mban prej vitesh te pandryshuara si model e si ngjyre. E zeza eshte me afer saj, ndaj s’e ka marre mundimin te aplikoje ngjyra te tjera. Ata qe e njohin thone se i pelqen te merret me veten, e kjo eshte nje nga kenaqesite e pandashme qe ajo merr. Kjo vihet re edhe ne fotot tona, ku e shohim Arlinden edhe me lente blu qe ka vendosur ne syte e saj te erret.

I riu Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit dhe ish-shefit te opozites Fatos Nano, duket se po ja del per mrekulli me biznesin e tij, klabin e famshem “LolyPop” te cilin gjate veres e shperngul ne jug te vendit. Djali i ish-kryeministrit Nano eshte diplomuar per ekonomik. Me pas ka bere dhe nje master ne nje nga vendet perendimore. Gjithashtu ne CV e tij, mund te shtohet dhe punesimi ne nje nga kompanite me te medha celulare ne vend.

Asnjehere ai nuk eshte fshehur pas petkut te te atit, madje mundohet te jete vetvetja, te arrije gjithçka do me forcat e tij. Miqte dhe te afermit e njohin si nje natyre te qete, qe nuk perzihet shume me te tjeret. Ka nje miqesi tejet te ngushte dhe te perzgjedhur mire. Djali i Fatosit dhe Rexhines , ka nje lidhje shume te afert me te emen. Me kete te fundit flet per çdo problem, pasi mesa duket gjen mirekuptim. Ai nuk le pas dore as te motren.

Flet gjate me te ne telefon. Duket se me shume sesa moter e vella, Koli e konsideron ate si nje shoqe te mire, qe mund t’i marre mendim per çdo gje. Duket se te qenit djale i nje politikani te suksesshem nuk ka ndikuar aspak te Sokol Nano qe ne te ardhmen ta shohe veten ne politike. Sikurse pohojne miqte e tij ai rri larg saj. Madje duket se e bezdis deri diku. I pelqen shume biznesi dhe eshte jo pak i suksesshem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here