Djali i Alfred Kaçinarit ndërron identitetMe siguri të gjithë e mbani mend Gjergj Kaçinarin në pjesëmarrjen e tij në ‘Voice of Albania’ në Mars të vitit 2014 ku arriti të kalojë disa faza të rëndësishme.

Pas asaj kohe djali i Alfred Kaçinarit ka patur një periudhë të angazhuar me ‘Live’ por edhe ka krijuar kontakte të rëndësishme me kitaristë dhe muzikantë të huaj.

I ftuar në ‘Top Show’ Gjergji ka treguar se ka krijuar një miqësi të mirë me kitaristin e Bon Jovit, por mbi të gjitha tregoi se ka ndërruar identitet! Po, Gjerg Kaçinari nuk quhet më kështu, por George Kachinari!

djaliAlfred

Kjo për arsye, siç shpjegoi edhe ai vet në panel, që emri i tij të jetë më ‘internacional’ ashtu si edhe kënga e tij e re ‘Sweet Cruetly’ e gjitha në anglisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here