Njëri prej DJ më të përfolur komercial në botë, DJ Tiesto duket se po i kthehet edhe një herë Shqipërisë.

Tiesto kishte përformuar në Shqipëri për herë të parë në muajin gusht të vitit 2009 derisa performanca e tij ishte realizuar në bregdetin jugor të Shqipërisë përkatësisht në Dhërmi.

Kësaj here ai është larg Dhërmisë dhe thuhet se do të performojë në muajin qershor në stadiumin e qytetit të Tiranës, “Qemal Stafa”.

Lajmi për ardhjen e tij ka filluar të qarkullojë në internet por se në ueb faqen e tij zyrtare nuk figurojnë performancat e tij gjatë muajit qershor të vitit 2010. Tiesto thuhet se do të mbështet nga kompania e tij e produksionit e cila do të mundësojë pajisjet profesionale të zërimit dhe ato te dritave.

Touri i Tiestos do të vazhdojë për 18 muaj, ndërsa vendet ku planifikoi të performojë ai janë Spanjë, Rumani, Maltë, Tunizi, Britani e Madhe, Bullgari, Kroaci, Zvicër, Itali, Rusi, Belgjik, Greqi, Republikë Çeke, Holandë, ndërkohë pritet të performojë edhe në shumë qytete të SHBA-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here