Deejay numër dy në botë, Dj Revolution, do të performojë më 6 korrik në klubin më të madh në Kosovë, Duplex Club Prishtina.

Për telegrafin lajmin e ka konfirmuar agjenti i njohur Nexhat Morina, i cili thotë se nuk do të ketë mbrëmje më të mirë të ndonjë DJ tjetër mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

Dj Revolution llogaritet si deejay numër dy në botë pas Dj Jazzy Jeff, ndërsa ndryshe e quajnë edhe deejay shkatërrues.

Nuk është hera e parë që Duplex Club Prishtina sjell emra të njohur në kryeqytetin tonë. Së fundmi edhe Alchemist, deejay zyrtar i Eminem, performoi në klubin më të madh në Kosovë./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here