Dj Blunt dhe Dafina ZeqiriLajmi i cili ditëve të fundit ka përshkuar portalet tona është se, Dj Blunt e Dafina Zeqiri janë në prag të fejesës, akt ky që sipas portaleve do të bëhet muajin e ardhshëm.

Të bindur për një lidhje të tyre madje edhe për kurorëzim të dashurisë, është përhapur lajmi i cili nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. Si të pavërtetë e ka pohuar vetë Dj Blunt për gazetën Tribuna, ndërsa ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk është aspak e vërtet. Unë e Dafina Zeqiri nuk jemi në lidhje e lëre më të kemi asi planesh që po shkruajnë mediat tona. Këto janë gënjeshtra. Dua të falënderoj redaksinë tuaj e cila u tregua korrekte dhe nuk po shkruan kësi lloj thashethemesh.”, ka thënë protagonisti kryesor i artikullit në fjalë, i cili njëherësh është edhe njëri ndër DJ-të më të njohur shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here