Divorcohet Halle BerryHalle Berry dhe Olivier Martinez po shkojnë drejt divorcit. Aktorët, të cilët kanë së bashku një djalë, po ndahen pas një marrëdhënieje 2-vjeçare.

Në një komunikatë të përbashkët, Berry dhe Martinez shkruajnë, “Me jo pak dhimbje kemi marrë vendimin të ndahemi. Ne largohemi nga njëri-tjetri me dashuri dhe respekt dhe prioritet mbetet ajo që është më e mira për fëmijën tonë. Ne i urojmë njëri-tjetrit shumë lumturi në jetë dhe shpresojmë se privatësia e fëmijës tonë do të respektohet gjatë kësaj periudhe të vështirë”.

Për aktoren, kjo ishte martesa e tretë. Ajo ka qenë e martuar me Eric Benét nga viti 2001-2005, ndërsa martesën e parë e ka pasur me David Justice 1992-1997. Berry ka një vajzë 7 vjeçe me ish-të dashurin Gabriel Aubry, ndërsa me Martinez ka një djalë 3-vjeçar, Maceo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here