Vazhdon “odiseja” e divorcit mes sopranos Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Cako. Mësohet se tani ka mbetur që të pyetet djali i ciftit se me kë nga prindërit do të jetojë.

Më 17 mars pyetet i mituri Anthony Cako, djali i çiftit të mirënjohur, Inva Mula –Piro Çako, të cilët prej muajsh janë në proces divorci, do të japë pëlqimin se me cilin nga prindërit dëshiron të jetojë.

Gjykata e Tiranës, e cila po shqyrton kërkesë-padinë e sopranos së mirënjohur shqiptare për ndarjen nga bashkëshorti, Pirro Çako ka caktuar tre psikologë të cilët me datën 17 mars do të marrin në pyetje djalin.

Pasi të marrë pëlqimin e tij, gjykata do të vendosë se cilit nga prindërit do t’ia besojë kujdestarinë e djalit. Mbrojtja e kantautorit të mirënjohur, Çako, kishte propozuar emrat e shtatë psikologëve, në praninë e të cilëve do të merrej pëlqimi i djalit.

Por, gjykata ka zgjedhur vetëm tre prej tyre. Procesi i divorcit mes çiftit mjaft të njohur të artistëve zgjat prej disa muajsh në gjykatë. Kohë më parë ishte përfolur për një krisje mes çiftit. Më vonë, erdhi dhe kërkesa për divorc nga artistja e merituar, Inva Mula. Për këtë të fundit thuhet se ka një lidhje me biznesmenin e njohur, Hetem Ramadani./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here