Ditëlindja e gjen Patrisin e Tunës me një urim shumë të veçantë!Bebushi Tian është kthyer në yllin më të ri të Instagramit, prej dy javësh. Mesa duket, shtatzënia e Tunës u prit më mirë nga ç’e menduam dhe komentet për djalin e saj janë të shumta nga fansat, shkruan Bordo.al.

Pas një postimi në My Story, rreth dy ditë më parë, ku shihej Patrisi me Tianin në krah, me shkrimin e këngëtares “Gjithçkaja ime” përsipër, një tjetër dedikim vjen sot, pikërisht për bashkëshortin e saj.

Foto e vogëlushit, veshur me një “body”, ku është stamposur mbishkrimi “Gëzuar ditëlindjen, babi. Të dua shumë”, është duke marrë aktualisht një rekord pëlqimesh. E ç’dhuratë tjetër mund të dëshironte Patrisi nga Tuna!

Ditëlindja e gjen Patrisin e Tunës me një urim shumë të veçantë!

Familja Berisha duket shumë e lumtur, të paktën me aq sa shohim së jashtmi, nga rrjetet sociale. E si për çdokënd tjetër, ashtu shpresojmë të mbetet deri në fund. Klikoni në galeri për të parë urimin e plotë.

patris

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here