Disa gabime të modës që prishin çdo stilAtletet janë të rehatshme, por nuk mund të aplikohen për çdo kombinim. Ato krijojnë pamje sportive dhe evitoni t’i kombinoni ato me materiale dhe mostra delikate.

Shumë shpesh duken monotone dhe imponuese, sepse kombinohen me rroba të papërshtatshme. Mundohuni të luani me ‘look-un’ me take të larta, ndërsa pamjen e palltos elegante nga lëkura nuk duhet prishur me atlete ngjyrë ari.

Tepër stoli, gjithashtu mund të bie në sy dhe plotësisht të prish kombinimin e mirë të veshjes. Është rregull e artë se me qafore të bukur mjaftojnë vetëm vathët.

Mirëpo, nëse jeni adhurues i stolive me dimensione të mëdha, mundohuni t’i kombinoni materialet e njëjta dhe shmangni ato me shkëlqim.

Gjithmonë duhet pasur në mendje, se nuk është secili trend për çdokënd. Dhe kjo është në rregull.

Kritikat e keqe për të njëjtin grim.
Nëse vini në punë apo në aerobik të grimosur sikur për dalje speciale, me siguri se do të merrni komente të këqija. Përmbahuni rregullave rreth përshtatjes së grimit me rastet, sepse në të kundërtën mund të dërgoni porosi të gabuara. Bëhuni interesante dhe me grim tregoni kreativitetin.

Gjurmët e djersës nuk janë të pranueshme.
Në kohën e shpikjeve të panumërta kozmetike për largimin e aromave të pakëndshme nën sqetulla dhe pengimi i gjurmës së djersës, gati është e paimagjinueshme se si mund t’i ndodhë kjo. Foton e shëmtuar përmirësojeni me dezodorans, i cili i përshtatet lëkurës.

Numri më i vogël i bën njerëzit më të shëndoshë.
Shmangni numrat tepër të vegjël dhe zgjidhni madhësinë e cila me të vërtetë ju përshtatet. Edhe pse të gjithë do të ndjeheni më mirë në numrin e rrobave më të vogla, për të tjerët kjo nuk do të duket në këtë mënyrë. Nëse nuk mund të uleni në mënyrë normale dhe nëse ndjeni se si do të shpërtheni, mos e blini atë. Mos paguani për pamjen e keqe.

Thonjtë e parregulluar e prishin tërë mundin.
Thonjtë e parregulluar të gjithë do t’i vërejnë. Për këtë arsye preni rregullisht dhe mos e teproni me gjatësinë. Llakun për thonj rregullisht ripërtërijeni dhe largojeni llakun e pëlcitur, sepse e prish foton rreth pamjes së tyre të tepruar. Bartni me vete mjetet e duhura.

Vijat e sutieneve nuk duhet të shihen.
Sutienet duhet të vendosen në atë mënyrë, që shiritat e tyre të qëndrojnë në mesin e shpinës. Nëse keni probleme me gravitacionin, mos i tërhiqni tepër mbërtheckat, sepse edhe më shumë do ta keqësoni gjendjen – zbulimi i gjinjve dhe vijat e shëmtuara të dukshme. Kërkoni kosha kualitativ, të cilët mund të mbajnë gjinjtë pa tërheqje të madhe.

Ngjyrat e trendit nuk janë për të gjithë.
Për shkak të ngjyrave të ndryshme të rrobave të cilat i shihni në pistat e modës, nuk do të thotë se u përshtaten të gjithëve, pra edhe juve. Posaçërisht janë të rrezikshme ngjyra e limonit, ajo rozë e ndezur dhe e kuqja e ndezur. Përshtateni ngjyrën e rrobave me tenin tuaj, me gjithë trendin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here