“Dila Hanım” përkraha Erdoganin Aktorja e njohur turke, Hatice Sendil Sagyasar, e njohur si Dila nga seriali turk “Dila Hanım”, mori pjesë në mitingun e organizuar për ta përkrahur presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Ky miting është organizuar sot (e diel) në Stamboll në përkrahje të presidentit turk pas puçit të dështuar ushtarak, shkruan lajmi.net.

Në këtë miting llogaritet që kanë marrë pjesë rreth një milion turq, të cilët kanë dënuar grushtshtetin e 15 korrikut.

Në fotografinë e postuar, ‘Dila’ dukej natyrale dhe e mahnitshme, ashtu siç jemi mësuar ta shohim në serial dhe jashtë tij.

Të pranishëm në këtë miting kanë qenë edhe disa yje tjetra turke, duke përmendur aktorin Murat Yildirim (i njohur për rolin e Savashit).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here