Siç është bërë e njohur, Martin Skorsi do të xhirojë një film rreth Frenk Sinatrës dhe mafies dhe planifikon që rolin kryesor t’ia ndajë aktorit të tij të preferuar, Leonardo Dikaprio.
Mirëpo, vajza e Frenk Sinatras dëshiron që babin e saj ta luajë Xhorxh Kluni. Mirëpo, edhe pse e tërë familja, së bashku me vajzën e këngëtarit të famshëm, kërkon që Frenkun ta luajë Kluni, ndërsa Skorsi insiston në Leonardon, studio ‘Mandalay Entertainment’, që e bën produksionin e filmit, kërkon që Skorsi ta angazhojë Xhoni Depin.
Premiera e filmit është paraparë për vitin 2011, kështu që nuk ka dyshim se së shpejti do të mësojmë se kush në të vërtetë do të luajë këtë rol.