Diellza KolgeciËshtë një nga ikonat e bukurisë së Kosovës. Një vajze e re, që me ambicien e pashoq, ka zgjedhur që t’i bëjë të gjitha, aq sa edhe për vet atë është e vështirë që të numërojë fushat ku ka eksperimentuar deri më tash.

E keni imagjinuar ndonjëherë një vajzë që njihet si balerinë, këngëtare, modele, stiliste, shkrimtare dhe që synon politikën? Nëse do ta përfytyronit, ajo do të kishte vetëm pamjen e Diellza Kolgecit.

Karrierë shumëvjeçare e ndërtuar në fusha të ndryshme, prej missit, modeles, këngëtares, aktores dhe së fundmi edhe dizajnere. Si e shpjegon qëndrimin kaq të gjatë në ‘top formë’?

Diellza Kolgeci: Të gjitha këto që i përmende më shumë kisha më i quajtur si hobi, profesion do ta quaj më shumë dizajnere dhe juriste pasi që veç kam diplomuar për këto dy lëmi, ndërsa këto tjerat janë më shumë hobi. Është diçka që një fushë e kam dashtë gjithmonë ta eksperimentojë dhe më ka pëlqyer, e çka është sekreti që me bën më qenë në top formë ndoshta është ajo që gjithmone mundohem me qenë vetja ime dhe ta bëjë atë që mua më pëlqen.

Ç’trajtime bën në sallonet e bukurisë, që dukesh aq bukur?

Diellza Kolgeci: Po bëhem e sinqert, të gjitha shërbimet prej maje të gishtave, e deri te floku i kam të gjitha gratis. Si grimin, po ashtu edhe fenirimin i kam falas. Për të gjitha këto kujdeset Arta dhe Kaci, sepse e kemi një marrëveshje të dy anshme. Por duhet ta theksoj se shkoj shumë rrallë aty.

Si ishte fillimi i karrierës suaj?

Diellza Kolgeci: Në moshën 5-vjeçare kam filluar me balet. Vallëzimi më ka pëlqyer gjithmonë, dhe publiku për herë të parë më ka parë si balerinë. Më vonë edhe si këngëtare në ‘Akordet e Kosovës’.

A mendon se duke lëvizur nga një sferë në tjetrën ke arritur të jesh e përkryer në të gjitha, apo pretendon edhe më shumë?

Diellza Kolgeci: Mendoj se njerëzit më shohin si të përkryer, edhe pse unë fare nuk mundohem të jem si e tillë. Në profesionet që unë jam koncentruar, besoj se lypset vetëm dashuria. Arti në përgjithësi kërkon vetëm dashuri, e përkushtim, e jo mundimin për të jesh e përsosur, sepse asgjë nuk është e përsosur në këtë botë. Unë mundohem të jem sa më e drejtëpërdrejt dhe spontane. Dhe kjo vjen nga dashuria, por përcjellet edhe nga përkrahja materiale.

Cilin nga spektaklet që keni marrë pjesë do ta vlerësoje si më të suksesshmin, dhe pse ?

Diellza Kolgeci: Në vitin 1996 spektakli “Miss Kosova” u organizua nga njerëz profesionist, dhe pjesëmarrja ime aty m’i hapi dyert për të konkuruar edhe në “Miss Evropa 2002”. Pjesëmarrja ime në këtë spektakël ishte shumë e vlefshme dhe interesante, sepse ishte edhe hera e parë që një femër shqiptare prezantohet në “Miss Evropa”, dhe hera e parë kur Kosova u prezantua si shtet në vete.

Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme nëse je pjesë e artit. Çka i duhet tjetër një femre për t’u bërë e suksesshme?

Diellza Kolgeci: Mendoj që nuk është e rëndësishme vetëm për femrat bukuria, por kjo vlen edhe për meshkujt nëse vendosin të mirren me art. Në ditët e sotme pamja është bërë një faktor shumë i rëndësishëm edhe për meshkujt. Dukja është shumë e rëndësishme në të gjitha profesionet, por këngëtaret tanë po i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes se jo këngës.

Si një modele dhe dizajnere tashmë, a mendon se mund të jetohet nga këto profesione në Kosovë?

Diellza Kolgeci: Aty ku marrë pjesë natyrisht që më paguhet shumë mirë. Por mendoj se nuk mund të jetosh nga këto profesione, vetëm nëse i ke sekondare. Puna e modelizmit tek ne është keqkuptuar, sepse në Kosovë nuk ka modele profesioniste. Model mund të jenë edhe politikanët, këngëtarët, dhe aktorët. Çdo produkt që reklamohet, apo çdo ide të bën një lloj modeli apo modele.

Ku e gjen frymëzimin për të dizejnuar, dhe cili stilist ju pëlqen më së shumti?

Diellza Kolgeci: Stilistë të njohur proferoj shumë, duke filluar prej ekstravagantes Beti Xhonson, e deri tek ata më të thjeshtë, si Armani, Kavalli etj. Ndërsa inspirimin ndoshta e gjej, dhe e kam gjetur nga pjesëtaret e familjes sime, nga nëna dhe gjyshja. Mua më ka pëlqyer gjithmonë stili i veshjes së viteve ‘60, që është një stil klasik-elegant. Unë e adhuroj shumë këtë veshje, dhe natyrisht duke e përzier pak edhe me detajet shqiptare.

Kur je në qendër të vëmendjes dhe të fotoaparatit, çfarë ndjeni dhe çfarë mundohesh të ofrosh?

Diellza Kolgeci: Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të bëj fotografi, gjithmonë kam qenë nervoze para fotoaparatit. Fotografitë janë të bukura, por e kam shumë të vështirë të qëndrojë për një kohë të gjatë para aparatit, maksimumi është 10 minuta.

Çfarë ndjenje të dhuron fama?

Diellza Kolgeci: Unë nuk e konsideroj vetën si njeri të famshëm, në rastin kur jam para miqve të mi. Fama ta dhuron një ndjenjë të mirë, por nuk më pengon aspak për të mos dal në vendet ku dalin edhe të tjerët. Unë di ta kontrolloj famën, dhe më e rëndësishmja për mua është që unë bëj atë që dua, duke mos më penguar asgjë.

Si i vlerëson modelet në Kosovë, a janë në nivel të njëjtë me ato të vendeve perëndimore, dhe a kanë mundësi sa duhet që të promovohen?

Diellza Kolgeci: Nëse flasim për nivelin e dukjes, femrat e Kosovës janë shumë të bukura dhe natyrale. Ndërsa sa i përket nivelit të profesionalizmit nuk mund të them që jemi afër, sepse nuk kemi as dizajner vendor që mund t’i reklamojnë veshjet e tyre jashtë vendit.

Ka diçka të re në jetën tuaj private?

Diellza Kolgeci: Asgjë nuk ka të reja, nuk jam fejuar e as nuk jam martuar. Nuk kam diçka të re dhe interesante, por gjithsesi nëse ndodh diçka do t’ju njoftoj.

Porosia për vajzat që duan të merren me modelizëm, këngë apo aktrim?

Diellza Kolgeci: Si aktrimi, këndimi, dhe modelimi duhet të jenë si profesione sekondare. Në të kundërtën, do t’i sjellin vetes shumë stres, dhe pa e ofenduar askënd, të tjerët mund të udhëheqin me to. Nëse e ke një profesion primar të qëndrueshëm përveç këtyre që i përmenda, atëherë ju do të jeni kontrollues të vetes. Këto profesione janë shumë të ndjeshme, dhe secili e ka një udhëheqës.

Në njëfarë mënyre, shumë femra bien pre e tyre, dhe duke bërë çmos për të arritur në një nivel të dëshiruar, ato harrojnë edhe dinjitetin e tyre. Kështu që të gjitha femrave ju kisha thënë që së pari të shkollohen, të emancipohen, dhe të gjejnë një profeson tjetër sepse arti është shumë i rëndë. Dhe krejt në fund i përshëndes lexuesit e gazetës “Bota Sot”, sidomos ata që janë jashtë Kosovës, sepse e di që edhe në New York lexohet shumë. /Bota Sot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here