Diellza Kolgeci është kundër operacioneve plastike dhe zotohet se ajo kurrë nuk do të lejojë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj.

Gjatë një prononcimi për “Zëri” bukuroshja kosovare shprehet se dobësia më e madhe e një femre për ta përmirësuar fytyrën apo trupin e vet është pikërisht ndërhyrja plastike.

“Gjithnjë kam qenë kundër operacioneve plastike, edhe po qe se një ditë do të më dalin rrudhat në fytyrë, sepse kuptohet që me kalimin e viteve edhe fytyra mbushet me rrudha, mirëpo në asnjë mënyrë nuk lejoj të kem ndonjë ndërhyrje në fytyrën time”.

“Kam përshtypjen se rrudhat në ballë apo në faqe tregojnë karakterin e njeriut dhe në një mënyrë edhe bukurinë natyrore të femrës, sepse edhe me rrudha njeriu duket bukur”, ka thënë Diellza./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here