Pak ditë më parë, emri i bukuroshes Diellza Kolgeci, që lidhet me pasarelat, aktrimin, prezantimin apo muzikën, është përfolur për ndarjen nga i dashuri i saj i kamotshëm, Edisi. “Miss Kosova 1995” nuk ka dashur të flasë për këtë, por në një prononcim të fundit ajo ka pranuar gjithçka.

“Po, është e vërtetë që jam ndarë. Është diçka më se normale kur përfundon historia mes dy njerëzve, nuk e shoh si diçka tragjike këtë”.

Me kaq sportivitet e ka komentuar ish-missi Diellza Kolgeci ndarjen me të dashurin, sportistin e njohur Edis Kuraja, me të cilin ishte e lidhur prej 4 vitesh. Por cili ka qenë motivi i dhënies fund të kësaj lidhjeje, që për shumë persona pritej të finalizohej në martesë? “Arsyeja e ndarjes është mungesa e mirëkuptimit.

Shumë njerëz kanë bashkëjetuar, kanë qenë madje edhe të martuar dhe kur s’ka pasur mirëkuptim mes tyre, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes”, – ka argumentuar prezantuesja seksi, e cila së shpejti do të shfaqet në një ekran tjetër televiziv, pasi braktisi rubrikën e përjavshme te “E Diell”. Diellza kësaj radhe do të shfaqet në krah të moderatorit Drini Zeqo, në një program të ri që do të shfaqet në TV Klan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here