Bukuroshja e Kosovës, flet për herë të parë, ekskluzivisht në “Bluetooth”.

Pas publikimit të lajmit gjatë javës së shkuar për largimin e Diellza Kolgecit nga e “E diella” në “Top Channel”, sot vjen në faqet e së shtunës suaj përgjigja e miss-it të dashur.
Diellza përshëndetje!

Cilat ishin arsyet e largimit tuaj nga “E diell”?
Arsyeja kryesore, ajo që më shtyu më së pari të marr këtë vendim ishte ambienti dhe kushtet, në të cilat xhirohej pjesa që më ishte lënë mua në program, pra intervista. Uji i pishinës dhe ambienti përreth ishte i ftohtë dhe për këtë shkak unë jam sëmurë që nga dita që pasoi xhirimet, pra që të nesërmen e intervistës. Ky ishte shkaku kryesor, por kishte edhe disa mospërputhje të tjera, të cilat nuk kanë rëndësi të bëhen publike. Pavarësisht, kësaj unë vijoj të ruaj marrëdhënie shumë të mira me autorët, Aidën dhe Armendin, të cilët edhe më ftuan në këtë program. Këtë vit thjesht nuk shkoi dhe prezenca ime në javën e parë të transmetimit ishte në një farë mënyre provë për kushtet e reja të punës.

Sa të ka shërbyer eksperienca në “E diell”?
Siç e kam thënë edhe më herët, angazhimi im në një spektakël të këtij niveli është arritje e madhe, për vetë faktin që unë nuk vij nga fusha e prezantimit. Këtë eksperiencë e kam marrë si një sfidë personale dhe fakti që prezantova përkrah emrave të tillë si Krasta me shokë, do të thotë shumë.

Me çfarë do të merreni tani?
Përpos profesionit tim të përditshëm që është ai i juristes, shumë shpejt do të kthehem në ekran me një talk-show, ky është një lajm ekskluziv, projekti është miratuar dhe pritet që përfundohen vetëm disa detaje derisa programi të dalë on air.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here