Pas largimit të saj nga programi i të dielës në “ Top Channel”, kanë nisur edhe aludimet për pozicionin e ri të bukuroshes kosovare, Diellza Kolgeci.

Siç tregoi edhe vetë një javë më parë në intervistën e dhënë ekskluzivisht për “ Bluetooth”, Diellza ka në dorë një projekt të ri dhe e enigma e vetme për të, ishte ekrani në të cilin do të shfaqej.

Përgjigja e kësaj enigme është dhënë pikërisht gjatë kësaj jave, kur dhe Diellza është parë të hyjë në ambientet e një tjetër televizioni kombëtar në Shqipëri.

Ndonëse shumëkush mund të mendonte se Diellza do të shfaqej në një ekran kosovar, fotoja që sjellim sot flet qartë, ndërkohë që edhe nënshkrimi i saj ishte mëse i kuptueshëm. Ai që e ka publikuar këtë foto në Facebook, ka qenë pikërisht gazetari që shohim edhe në foto, djaloshi simpatik Drini Zeqo, i cili ka sqaruar se Diellza do të jetë e angazhuar me një program të ri në tv “ Klan”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here