Diellza Kolgeci e quan eksperiencë perfekte ngjitjen në JazhincëDiellza Kolgeci e përshkruan si thjeshtë “eksperiencë perfekte”, ngjitjen e saj në një lartësi prej mbi 2600 metra.

Bashkë me një grup të rinjsh, ikona e bukurisë së kosovare është ngjitur të dielën në Jazhincë.

“Ishte një përvojë perfekte. Gjithë trupi po më dhemb, por definitivsht ia ka vlejtë. Ishte super”, ka thënë Kolgeci, në një prononcim për portalin Koha.net. “Kemi qenë rreth 150 persona, të moshave të ndryshme që kemi udhëtuar për rreth 12 orë”, ka përshkruar më tej Kolgeci.

Kështu, bukuroshja shqiptare i është bashkuar udhëtimit të “Hiking Njeri” që të dielën e 13 shtatorit ka organizuar ecjen në itinerarin Jezerz, Jazhincë, Sharr.

Pika më e lartë në Jazhincë kap 2604 metra lartësi mbidetare, dhe ndodhet në Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpcës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here