diellzakolgeciseksiKonfirmimi i emrit të saj si prezantuesja e festivalit të dhjetorit ishte një nga surprizat më të bukura të kësaj jave.

Nuk e di pse, po gjithmonë kam menduar që sharmi dhe personaliteti i Diellzës u duhet skenave shqiptare. E kam ndjekur atë në shumë prej daljeve skenike dhe gjithmonë kam menduar, “sa keq që shfaqet kaq pak”.

Ndërsa e takova të enjten që lamë pas, kuptova që Diellza kështu është. Nuk bën gjëra nëse nuk i do vërtet ato. Këtë mendim ma përforcuan më tej edhe miqtë e saj të ngushtë, të cilët gjatë bisedës 1-orëshe folën më shumë sesa vetë Diellza. Më treguan gjithçka ajo ka bërë, angazhime të cilat nuk ishin krejt të panjohura për mua.

Që nga koha kur u shpall ‘miss’, por edhe më herët, kur ishte fare fëmijë, e kur me pafajësinë e një vajze imcake konkurronte në skena festivalesh, në ato skena që vite më pas vendosi t’i braktiste, për t’u rikthyer tani, më e fuqishme se kurrë, si prezantuese. Natyrisht, u përmendën në atë tavolinë përvojat e saj si imazh i disa kompanive të rëndësishme, si modele, aktore, stiliste, prezantuese dhe avokate shumë e zonja.

Po, po, mos u çudisni fare! Diellza është juriste me profesion. Dhe një juriste mjaft e zonja madje! Sepse ajo nuk di të bëjë punë sa për të kaluar radhën. Kur merr një përgjegjësi, o e çon deri në fund siç duhet, o nuk i hyn fare asaj rruge. Ndaj bëhuni gati të shihni… Edhe pak ditë na ndajnë nga festivali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here