Modelja kosovare Diellza Kolgeci, e cila ka një kujdes të veçantë për linjat e trupit, ka pohuar se nuk është konsumuese e madhe e alkoolit, por pëlqen të pijë nga një gotë verë kryesisht në mbrëmje.

“Nuk konsumoj shumë alkool, gjithnjë pi në suaza të normales, por thënë të drejtën verën nuk e konsumoj si alkool por si pjesë e ushqimit që është shumë e shëndetshme dhe në darkë preferojë ta pi me ushqim”,ka thënë Diellza për ‘Zëri’. 

Përkundër konsumimit të alkoolit, Diellza thotë se nuk është dehur ndonjëherë, ndoshta kjo për faktin se gjithnjë mundohet të jetë nën kontroll dhe të mos konsumojë shumë.

“E dehur nuk kam qenë asnjëherë, jam njëri që i kontrolloj shumë gjërat dhe çdo gjë e kam nën kontroll. Por që çdokush nga ne ka nevojë t’i lëshojë gjërat në ‘lerë’ siç thotë populli, të argëtohemi e të dalim edhe nga vetja”, ka shtuar Diellza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here