Gjëja e parë që duhet të bëni është të shmangni ekspozimin direkt në diell, sidomos në orët kur është ‘piku’ i vapës. Evitoni kontaktin e syve tuaj me rrezet UV sidomos, gjatë orëve 11.00-16.00, sepse, nëse jeni në plazh uji i detit fuqizon së tepërmi sasinë e rrezëve të diellit. Syzet e diellit janë një aksesor shumë i rëndësishëm, qoftë nga ana estetike për stilin tuaj por edhe për të mbrojtur shikimin. Në plazh duhet të vendosni syzet në çdo moment, edhe pse qielli mund të jetë i zymtë, apo ka erëShumica e rrezatimeve të shndritshme janë përthithur nga niveli i thjerrëzave qelqore të syve dhe mund të shkaktojnë probleme në sy.

Kontrollimi i etiketës.

Kur blini syze gjithmonë kontrolloni etiketën e tyre, pasi në të janë shënuar treguesit e fuqisë infiltruese në shkallë nga zero deri në katër.

Treguesi 0: tregon një fuqi filtruese zero, pra që lënë të kalojë nga 80-90% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesi 1: pengon 43-80% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesit 2 dhe 3: janë syze të këshillueshme për një ndriçim të mesëm dhe të fortë si në det për shembull gjatë verës.
Syzet me tregues 4 janë të përshtatshme në kushtet e një ndriçimi diellor të jashtëzakonshëm, për shembull në male me dëborë. 

Skeleti i syzëve.

Bëni kujdes kur zgjidhni skeletin e syzëve, pasi, skeleti duhet të jetë shumë mbështjellës që të mbulojë gjithë zonën rreth syve. Ky skelet është i këshillueshëm, sidomos për në punë ose për aktivitete sportive, të cilat kërkojnë ekspozim në ajër për një kohë të gjatë.

Vërini syzet edhe në det

Përdorimi i syzëve është i këshillueshëm për ato persona të cilët pelqejnë të merren me aktivitetë të ndryshme si; skitë në detë, ose shetitjet me varkë. Kontakti i ujit të detit me diellin rrit intensitetin e rrezëve UV. Skeleti i syzëve duhet të jetë mbështjellës, që mbështet mirë në hundë dhe në veshë për të siguruar komoditet dhe mbrojtje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here