Cameron Diaz pritet që të luajë në filmin e ri “Gambit”, një ripërpunim i filmit nga viti 1966 që pati për protagonistë Sir Michael Caine dhe Shirley MacLaine.

Aktorja 38 vjeçare pritet të paraqitet përkrah super aktorit Colin Firth, në filmin me regji të Michael Hoffman.

Cameron aktualisht po luan në filmin “The Green Hornet” dhe së fundmi ka përfunduar filmin “Bad Teacher”, përderisa Colin Firth është duke promovuar filmin e ri “The King’s Speech”, kurse pos tjerash konsiderohet si favorit për ta fituar çmimin Oscar për aktorin më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here