Aktorja Cameron Diaz pas ndarjes nga Alex Rodriguez duket se ka gjetur shpejt dashurinë e re.

Sipas revistës US Weekly, P Diddy dhe Diaz kanë qenë të lidhur që nga viti 2008 dhe madje kanë vijuar lidhjen e tyre edhe kur Diaz hapur ishte me legjendën e bejsbollit Alex Rodriguez.

Sidoqoftë, ky lajm vjen në kohën kur të gjithë e dinë se P Diddy është i lidhur me modelen Cassie, megjithëse burimet për revistën amerikane kanë deklaruar se Sean Combs (P Diddy) është “single” derisa të vijë ndonjë ofertë e mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here