Cameron Diaz ka qeshur me spekulimet se ajo është duke bërë përpjekje për ta siguruar një rol për të dashurin e saj, bejsbollistin e njohur Alex Rodriguez.

Duke folur për Extra, Diaz tha: “Nuk e di se nga vijnë këto spekulime. Janë absolutisht të pa vërteta. Unë nuk shkruaj skenarë. ‘Wow’, kur jam bërë skenariste?”.

Diaz pos tjerash promovoi dhe filmin e ri “Bad Teacher”, në të cilin ajo luan përkrah Jason Segel dhe ish të dashurit të saj Justin Timberlake.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here