Diana Avdiu merr një vendim mjaft të madh jetësor!Njëra prej modeleve më të njohura shqiptare duket se ka marrë një vendim mjaft të madh jetësor.

Bëhet fjalë për bukuroshen, Diana Avdiu, e cila duket se ka vendosur t’i rikthehet shkollimit me seriozitetin më të lartë të mundshëm.

E shkëputur për një periudhë nga arsimimi duke u fokusuar në profesionin e saj, Diana, për një moment ndërroi mendim duke vendosur tashmë synime tjera për jetën e saj. Ende nuk dihet nëse ajo po planifikon që të arrijë të dyja caqet njëkohësisht duke mos lënë anash as modelizmin as shkollimin por kjo gjë do të marrë një përgjigje me kohë.

Fotografia e fundit në Instagram e shfaqë Dianën duke mësuar e neve na ndihmon edhe të zbulojmë drejtimin të cilin ajo po synon ta studiojë. Bëhet fjalë për shkencat juridike të cilat në një të ardhme të afërt mund t’a shndërrojnë Dianën në një juriste mjaft të zonja.

Diana Avdiu merr një vendim mjaft të madh jetësor!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here