Diana Avdiu flet për lidhjen me ministrin Blerand StavileciModelja e njohur kosovare, u përfol në fillim të prillit si personi që i kishte rrëmbyer zemrën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.

As ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm, asnjëherë. Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se “Mediet më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”.

Për dritare.net ajo sqaron për herë të parë, raportin e saj me Blerand Stavilecin dhe tregon disa sekrete që nuk i njohim nga jeta e të Bukurës së Dheut të Kosovës, që veçse pozon bukur, edhe lexon e shkruan.

“Ministri Stavileci është President i Klubit Basketbollistik, “Sigal Prishtina”, ku unë punoj. Punojmë bashkë dhe ai është shok i imi. Si e re dhe ambicioze në një botë si kjo në të cilën jetojmë, duhet të jesh gati të përballesh edhe me paragjykimet e të tjerëve”, ka thënë ndër të tjerash Avdiu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here