Diamond publikon këngën e re “Chill” Estradës shqiptare dita-ditës po i shtohen shumë reperë të rinj dhe të talentuar.

Një ndër ta është edhe reperi i ri Diamond, i cili ka prezantuar para publikut projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Chill”.

Muzika është punuar nga 2 Ton, tekstin e ka shkruar vet reperi, gjersa për klipin janë kujdesur XL Films.

“Chill” pritet të jetë një projekt i suksesshëm i Diamond, i cili ka pak kohë që i është bashkuar skenës muzikore. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here