Leonardo DiCaprio është i njohur për angazhimin e tij për çështjet e mjedisit, dhe aktori thotë se ai kishte planifikuar një karrierë kur ishte i ri për t’u marrë me tema të ngjashme.

Unë dëshiroja të bëhesha një biolog detar. Unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar me natyrën, kujdesi për mjedisin është pasioni im. Kur nuk bëj filma, unë përpiqet që të aktivizohem sa më shumë që mundem që të ndihmoj në mbrojtjen e ambientit. Unë dëshiroj të kemi më shumë tema të tilla”, thotë ai.

Di Caprio për filmin është angazhuar në njërin prej roleve të kreut të FBI-së J. Edgar Hoover, dhe pasi ka pranuar rolin, Di Caprio thotë se është i lumtur për shkak se kjo është një sfidë e re për të. “Kur nuk mundem menjëherë të përcaktojë karakterin e rolit, kur ekziston një element i mistershëm dhe ju duhet ta shqyrtoni, atëherë unë pajtohem me këto role. I dua karakteret e komplikuar” tha aktori në një intervistë për mediat amerikane.

Në përgatitje për regjistrimin e filmit, Leo është i detyruar që të ulet për orë të tëra në make-up, ka për të mësuar përmendësh monologët e gjatë të karakterit të tij që ka në film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here