Dhurata Lipovica përcjellësja e parë në Best Model of the WorldDhurata Lipovica ka fituar vlerësimet e jurisë në mesin e bukurosheve nga vende të ndryshme të botës në garën më të madhe për modelet, “Best Model of the World 2009”.

Bukuria shqiptare, në veçanti ajo kosovare, ka shënuar edhe një sukses tjetër ndërkombëtar.

Modelja kosovare Dhurata Lipovica ka marrë çmimin ‘përcjellësja e parë’, në edicionin e 22-të të spektaklit të famshëm “Best Model of the World 2009”.

Në spektaklin që u zhvillua mbrëmë në Sofje të Bullgarisë, konkurruan një numër rekord sa i takon pjesëmarrësve, gjithsej 135 modelë dhe modele nga 66 vende të ndryshme të botës.

Fituesja e garës ishte Aicha Dicko nga Mali, ndërsa prej modelëve ishte turku Erkan Meric. Dhurata si shoqëruese e dytë, pati në krah modelin nga Serbia, Vasa Nestorovic, si përcjellës të parë të Modelit më Të Mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here