Modelja dhe bukuroshja Dhurata Lipovica pasi ishte fejuar me aktorin Fisnik Ademi, mësohet se tani është shtatzënë.

Modelja Dhurata Lipovica, e cila ishte zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në Ford SuperModel Of the World” në SHBA, kishte rezervuar një befasi, kur ishte fejuar më 20 dhjetor me aktorin kosovar, Fisnik Ademi, i cili është i njohur për rolin e tij në serialin televiziv, Tre Gjermanët e Trashë.

Pas kësaj befasie, Dhurata bëri edhe një befasi tjetër. Ajo iu rikthye përsëri spektakleve, ndërkaq triumfoi në spektaklin e bukurisë, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, “Best Model of the World”.

Në këtë eveniment ajo u zgjodh përcjellësja e parë, duke shënuar kështu një rritje edhe më të madhe në karrierën e saj. Ndryshe, Dhurata është njëra prej modeleve, e cila ka studiuar në Kosovë për ekonomi në Universitetin Amerikan. Ajo ka udhëhequr në Kosovë edhe një firmë, e cila ka pasur të bëjë me menaxhimin e modeleve kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here