dhurata ahmetiIshte muaji tetor kur mediat online raportuan mbi një ndarje të mundshme mes këngëtares Dhurata Ahmetaj nga i dashuri i saj, apo siç e quanin mediat, nipi i Ramushit, Argjent Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i çiftit, të cilët më pas e mohuan ndarjen.

Por këtë herë duket se ata të dy e kanë seriozisht këtë krisje të romancës.

Dhurata dhe Argjenti nuk janë më bashkë, e për të konfirmuar këtë gjë, mjafton të klikohet te profilet e tyre në Facebook, ku shihet se ata të dy nuk janë më miq bashkë.

Shkak i kësaj ndarjeje nuk mund të aludohet ndonjë gjë, por Dhurata duket se nuk e gjen rehatinë dhe suksesin të cilin ajo e dëshiron prej kohësh.

Ishte pjesë e studios së Bleros, por nuk arriti të bëjë ndonjë boom të madh. U nda prej tyre dhe vazhdoi si këngëtare e lirë ku realizoi klipin “Bone pa mu”, që rezultoi i pëlqyer, por jo shumë i jashtëzakonshëm.

Fansat e krahasuan me JLo dhe që prej atij projekti këngëtarja Ahmetaj nuk ka realizuar ndonjë gjë të re, ndoshta problemet momentale në jetën private po e pengojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here