Dhurata Lipovica, e cila kishte përfaqësuar Kosovën në “Ford SuperModel Of the World” në SHBA në vitin 2007, është bërë nënë.

Dhurata dhe bashkëshorti i saj, aktori kosovar Fisnik Ademi i njohur shumë me rolin e tij në serialin “Tre Gjermanët e Trashë”, kanë bërë të ditur përmes profilit në Facebook se ata janë bërë prindër të një vogëlushi.

Modelja kosovare përveç që ka qenë përfaqësuese në “Ford SuperModel Of the World”, ajo gjithashtu ka shënuar edhe një sukses tjetër ndërkombëtar. Dhurata Lipovica ka marrë çmimin ‘përcjellësja e parë’, në edicionin e 22-të të spektaklit të famshëm “Best Model of the World 2009”, në Sofie të Bullgarisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here