Nganjëherë mendohet se disa martesa do të zgjasin përgjithmonë, por kjo nuk është një prej tyre.

Aktori Danny DeVito dhe bashkëshortja e tij, Rhea Perlman, njoftuan se do të shkurorëzohen pas 30 vjet martese. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i tyre për portalin amerikan “JustJared.com”.

Aktori 67-vjeçar dhe së shpejti ish-bashkëshortja e tij, 64-vjeçare, u martuan në vitin 1982, pasi u njoftuan gjatë xhirimit të skenave të filmit “Taxi”. Çifti ka tre fëmijë, 29-vjeçaren Lucy, Grace 27-vjeçare dhe Jacob 24-vjeçar.

Danny aktualisht është duke luajtur në serinë komedi “It’s Always Sunny in Philadelphia”, ndërsa Rhea luan në serinë e HBO “Hung”.

Çka i parapriu shkurorëzimit ende nuk dihet, por çifti tani ka shkruar emrin e tyre në mesin e shumë lidhjeve të dështuara të Hollywoodit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here