Këngëtari Devis Xherahu, i cili po zhvillon një karrierë të suksesshme aktualisht në Shqipëri ka pohuar se do të marrë pjesë në ‘Top-Fest 9’ sërish me një baladë.

I pyetur nëse kënga i kushtohet të dashurës së tij, ish-misit Ertemiona Mejdani, Devisi ka thënë se kjo është një këngë dashurie, një baladë tepër e veçantë, por jo për të.

“Këngën e shkruajta atë ditë që mora vesh për vdekjen e Whitney Houston, sepse isha shumë i mërzitur. Pastaj Jorgo Papingji hodhi tekstin, por që nuk ka lidhje me Whitney, por me diçka tjetër.

Kuptohet, vetëm për dashurinë”, – ka thënë Devisi për “Mapo”. Jeta e tij artistike në Shqipëri po shkon më së miri e po ashtu edhe ajo private, ku vetëm para një jave ai pohoi me plot gojën se është i dashuruar me Ertemionën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here