Dasma e Meghan Markle me Princin Harry ishin shumë ndryshe nga martesa e saj e parë në Xhamajkë.

Kur ishte 30 vjeçe Markle u martua me ish-të fejuarin Trevor Engelson, një producent hollivudian, në shtator të 2011.

Dhe e dini cila ishte dhurata që çifti i bëri të ftuarve? Një pako me marijuanë, që do t’i shtonte më shumë lezet festës, sipas tyre.

Meghan personalisht, jo vetëm që u kujdes që çdo i ftuar të merrte një pako të tillë, por madje i ndihmoi që të dridhnin cigaret me marijuanë.

Festa zgjati katër ditë, në të cilën të ftuarit luajtën lojëra në plazh dhe u dendën me pije alkoolike.

Detajet u zbuluan nga disa prej të ftuarve dhe u publikuan në gazetën “The Sun”.

Me siguri do të jetë e turpshme, si për Dukeshën shtatzënë dhe për familjen mbretërore, të cilët janë shprehur shpesh lidhur me shqetësimin për përdorimin e drogës.

Do të jetë e vështirë që Meghan të mohojë faktin që kanabisi ishte një nga dhuratat e festës, pasi u publikua emaili ku i kërkonte një miku që ta ndihmonte për të gjetur qeset e duhura.

“Meghan mendonte se kjo do ta bënte dasmën të paharrueshme”, tha një burim.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/detaje-dhe-foto-nga-dasma-e-pare-e-meghan-markle-me-plot-hashash-610617/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here