“Destiny’s Child” bashkohen në skenëBeyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams, dikur anëtare të bendit “Destiny’s Child”, janë bashkuar për një performancë befasuese në ceremoninë e “Stellar Gospel Music Awards”.

Në evenimentin që u zhvillua të shtunën mbrëma, grupi i vajzave hapi ceremoninë me këngën e Michelle, “Say Yes”.

Ribashkimi i shkurtër i “Destiny’s Child” shënon paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në skenë që nga viti 2013 ku u paraqitën në Super Bowl, transmeton koha.net.

Vitin e kaluar, babai i Beyonces, Mathew Knowles, madje kishte dhënë shenja se fansat mund të presin një album të ri të “Destiny’s Child”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here