Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, vazhdimisht është i për folur nga mediat për jetën e tij private dhe statusin social.

Në një intervistë për mediat kosovare, ai ka thënë se nuk e pëlqen shumë këtë lloj publiciteti dhe mënyrën se si mediat shkruajnë për jetën e tij private.

“Unë preferoj që të jem prezent në media vetëm me punën dhe veprat e mia, por realiteti ynë është ai që është\”, ka thënë Destani.

Ai është përfolur të jetë në lidhje me bukuroshen Anxhela Martini, prezantuesen Albana Osmani, modelen Arita Fejzullahu, këngëtaren Tuna Sejdi, e fytyra tjera të njohura, për të cilat Destani ose s\’ka pranuar të flasë ose i ka mohuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here