Aktorja Eva Longoria u ka premtuar adhuruesve se nuk do të dëshpërohen me sezonin e fundit të serisë “Desperate Housewives”.
Longoria, e cila në këtë seri luan ish-manekinen Gabriela Solis, ka thënë se detajet e sezonit të shtatë dhe të fundit të serisë ende janë të panjohura, por ajo iu premton shikuesve se fundi do të jetë i gëzueshëm.
“Madje, as aktorët nuk e dinë ende skenarin, pasi që producentët kanë frikë se dikush prej nesh do të zbulojë diçka”, ka thënë me shaka ajo dhe ka shtuar se finalja e serisë do të jetë e pabesueshme.
Longoria ka shfaqur shpresën se seria do të vazhdojë të xhirohet edhe viteve të ardhshme.
“Definitivisht do të shohim se do të kthehen. Këtë ua premtoj. Amviset e dëshpëruara do të kenë edhe vitin e tetë, por shpresoj edhe të nëntin”, ka thënë ajo.
Kreatori i serisë, Mark Çeri, në vitin 2003 kishte paralajmëruar fundin e serisë kur “marrëveshjes t’i afrohet fundit”.