Javës që shkoi në billborderat kryesorë të rrugëve të Tiranës ishin vendosur posterat e këngëtares nga Kosova Zanfina Ismajli. Ajo do të mbante një koncert në pub-in “Bistro Pool & Club”.

Në çelje të koncertit dy balerina dhe një vokalist do të performonte për të përgatitur atmosferën para se të mbërrinte këngëtarja.

Por ka ndodhur e papritura më e madhe e mundshme. Ndërsa pritej të kishte një dyndje njerëzish, për faktin se ishte hera e parë që Zanfina këndonte në një koncert ‘live’ në Tiranë, në lokal nuk ka pasur më shumë se 30 veta.

Të surprizuar kanë ngelur dhe ata pak njerëz që kishin shkuar për ta ndjekur këngëtaren, po aq edhe stafi i lokalit, të cilët deri më tani kishin pasur sukses me koncertet e realizuar çdo të shtunë. Sukses ky që vinte edhe me një super reklamë nëpër gjithë Tiranën.

Me shpresën se gjendja do të ndryshonte në mesnatë, skena është udhëhequr nga një vokalist i përhershëm dhe dy balerinat, por ja që asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Të zhgënjyer nga publiku i munguar, një nga pjesëtarët e personelit ka dalë para 30 klientëve në lokal në orën 12.30 të natës dhe duke kërkuar ndjesë për mos realizimin e koncertit me pretekstin, se këngëtarja Zanfina Ismajli nuk ishte mirë me shëndet.

Në këtë pub vetëm një javë para Zanfinës këndoi Elvana Gjata, ku numri i klientëve kalonte mbi një mijë veta. Ndërkohë po në këtë ambient suksesshëm kanë interpretuar dhe realizuar koncerte Alban Skënderaj, Vesa Luma apo edhe Nora Istrefi. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here