Dështon projekti i Vesel KurtishajFituesi i edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, është ndër fituesit më të promovuar në media pas përfundimit të spektaklit.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në “Dance with me” ku arriti të shpallet fitues së bashku me Alberie Hadërgjonaj, ai paralajmëroi se do të vijë me një projekt të ri televiziv.

I kontaktuar nga Telegrafi, Veseli zbuloi se ky projekt ka dështuar.

“Isha në bisedime për një projekt të ri në televizion, madje nuk kam pasur vetëm një ofertë, por që në fund nuk arriti të merrte formën e plotë për disa arsye të ndryshme”, tha djaloshi prizrenas, i cili ka një simpati të madhe të publikut.

Veseli tha se momentalisht po qëndron afër familjes dhe gjyshes së tij, e cila ka probleme shëndetësore duke paralajmëruar se së shpejti do të ta shohim sërish në ekran me projekte të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here