Këngëtarja Argjentina Ramosaj kishte njoftuar se kënga e radhës që ajo do të sjellë, do të jetë një duet me këngëtarin e njohur, Vedat Ademi. Këtë lajm ajo e kishte bërë të ditur përmes rrjetit social facebook. ”Në studio duke realizuar duetin me mikun tim dhe këngëtarin Vedat Ademi”, kështu ka shkruar Argjentina para pak kohësh, ndërkohë që për këtë bashkëpunim këngëtarja Ramosaj kishte muaj që i kishte njoftuar fansat e saj.

Por siç duket, një duet i tillë nuk do të mund të ralizohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kanë hasur këngëtarët mes tyre. Duket se shkak për prishjen e bashkëpunimit thuhet se ka qenë ngurrimi i Argjentinës për të paguar gjysmën e këngës, duke e arsyetuar se ajo është e ftuar vetëm si mysafire në këngë dhe nuk do të paguajë asnjë cent për këngën. Me këtë rast këngëtari Ademi ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ky duet ka dështuar, pasi nuk është arritur të paguhet shuma e këngës. Nuk dihet nëse Vedati ka vendosur që ta zëvendësojë Argjentinën me ndonjë këngëtare tjetër, por një gjë dihet me siguri, që Vedati shumë shpejt do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas festivalit ”Kënga Magjike”, si dhe pritet të bëhet baba i një djali për herë të parë. Ndërsa Argjentina po e shijon akoma lidhjen me parukierin Armend Gashi, lidhje kjo e zbuluar për herë të parë në suplementin “Panorama plus”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here