Dështon dasma e Tunës dhe Patrisit?Sa më shumë ata përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes jetën e tyre private, aq më shumë kureshtar bëhet publiku dhe të gjithë fansat që i ndjekin.

Tuna dhe Patrisi, këtë javë kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre duke u celebruar në martesë në komunën e Prishtinës.

Lajmi u bë publik fillimisht nga mediat kosovare pasi stilistja Vjollca Llapashtica postoi në profilin e saj një foto të Tunës me fustanin e zgjedhur bashkë me urimin për ditën e shënuar.

Menjëherë lajmin e celebrimit e shoqëruan lajme të tjera për ceremoninë e martesës së ҫiftit, e cila ishte menduar në një drekë (darkë) private – sa më larg vëmendjes mediatike.

Me gjithë përpjekjen që Tuna dhe Patrisi kanë bërë për ta mbajtur sa më larg ngjarjen e tyre private, as këtë herë nuk ia kanë dalë. Së fundi, burime për Panoramën kanë treguar se festa e dasmës ka dështuar.

Burime të afërta me ҫiftin kanë rrëfyer se për ditën e mërkurë – dita kur u bë celebrimi, ishin menduar dy ahengje, por ende janë të paqarta arsyet pse nuk u organizuan.

Fillimisht, u përhap lajmi se Tuna dhe Patrisi do të mblidheshin në një drekë, por më vonë u lajmërua se ҫifti dhe miqtë e afërt do të mbliedheshin në darkë.

Ende informacionet mediatike janë disi konfuze, por me siguri, edhe këtë herë heshtja e ҫiftit vërteton se ata duan ta mbajnë vetëm për vete të dashurinë e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here