Angelina Jolie thotë që do të dëshironte të trashej, por natyra asaj ia ka përcaktuar të jetë e dobët. Aktorja 36-vjeçare hodhi poshtë pohimet se ka çrregullime në ushqim dhe se vuan nga anoreksia.

“Njerëzit gjithmonë flasin, por unë gjithmonë kam qenë e dobët. As mua nuk më pëlqen që jam e këtillë.

Kur njerëzit pohojnë se je e dobët ky është kompliment në Hollywood, por kjo mua më shqetëson. Po të mundesha të bëja një magji dhe deri nesër t’i shtoja shtatë kilogramë do të isha shumë e lumtur. Sidomos nëse ata kilogramë do të shkonin në vendet e duhura”, tha ajo.

Angelina thotë se është adhuruese e madhe e ushqimit. “Bëj shaka kur them se çelësi i bukurisë sime është në biftekët e mëdhenj dhe të yndyrshëm.

Seriozisht, shumë e dua mishin e kuq. Gjatë kam qenë vegjetariane dhe kjo për pak më mbyti, nuk merrja vlera të mjaftueshme ushqyese”, tha Angelina. Aktorja është e gjatë 172 centimetra dhe pesha e saj normale, sipas ekspertëve, do të duhet të jetë së paku 57 kilogramë. Ajo tani peshon vetëm 44 kilogramë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here