Zooey Deschanel është bërë e famshme nga ekranet e televizionit si një aktore tejet argëtuese dhe simpatike. 

Megjithatë, dikur jeta e saj ishte krejt ndryshe. “Në shkollën e mesme më pështynin në fytyrë. Isha jashtëzakonisht jopopullore”, tregoi 31-vjeçarja në një intervistë për revistën “Allure”.

”Vajzat e tjera më tallnin dhe më pështynin në fytyrë. Njerëzit tregoheshin shumë të pasjellshëm me mua dhe përfundoja duke qarë çdo ditë”, tregoi Zooey, protagoniste e “Yes Man”, përkrah Jim Carrey.

Gjithashtu, aktorja e cila përdor shumë veshjet e stilistit të preferuar të Michelle Obama, rrëfeu momentin e gëzuar kur për ditëlindje i mbërriti një letër nga Shtëpia e Bardhë. “Ishte një surprizë e jashtëzakonshme. Nuk prisja që Presidenti të kujtohej për ditëlindjen time dhe u ndieva me të vërtetë e privilegjuar nga gjesti i tij”, pranoi Zooey.

Në intervistën e saj, Deschanel e cilësoi veten si “mbase personi i vetëm në Hollivud që nuk ka mbajtur kurrë dietë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here