Mëngjeset nuk janë ashtu si do i donte, por mbrëmjet ama, sidomos në fundjavë kur ajo, bashkëshorti dhe djali i vogël Andrea janë bashkë në shtëpi, po. Ndonjëherë ftojnë edhe miq. Kalon aq mirë sa nuk ka një ide sesi mund të ishin ndryshe mbrëmjet ideale. Sepse nëse po, do e kishte provuar. Gazetarja Desada Meta rrëfen rutinën e lodhshme të një profesioni që e bën të betohet çdo ditë se do e lërë e po aq herë e rifillon punën, por dhe detajet e pazëvendësueshme me të cilat e mbush këtë rutinë. Si një kapuçino në mëngjes në “Whisky Bar” dhe koha e lirë me miq po aty.

Gazetarja Desada Meta rrëfen rutinën e lodhshme të një profesioni që e bën të betohet çdo ditë se do e lërë e po aq herë e rifillon punën, por dhe detajet e pazëvendësueshme me të cilat e mbush këtë rutinë. Si një kapuçino në mëngjes në “Ëhisky Bar” dhe mbrëmjet  në fundjavë kur ajo, bashkëshorti dhe djali i vogël Andrea janë bashkë në shtëpi dhe herë pas here ftojnë edhe miq. Kalon aq mirë sa nuk ka një ide se si mund të ishin ndryshe mbrëmjet ideale. Sepse nëse po, do e kishte provuar

 

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Ai që do doja ndryshon shumë nga ai që kam në pjesën më të madhe të javës J

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Një zgjim jo i vonë, një mëngjes me familjen e më tej dita e zakonshme e punës.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

“Whisky Bar”, me kapuçinon e pakrahasueshme në Tiranë.

Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?

Në pjesën e parë vetëm me shtypin..më tej me miq.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

365 ditë betohem se lodhja do më bëjë ta braktis…dhe në po aq ditë e rinis J

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Në profesionin tonë afatet janë të padevijueshme për shkak të transmetimit…

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Trafik……

A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

A kam rast të dembelosem?? Jo më që kur në jetën time është Andrea..

Ku të zë dreka zakonisht?

Në “Klan”.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Prej gati një viti, Lida Ferollari është “kujdestare” për drekën time.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Nuk i numëroj dot të them të drejtën….por më duket se ftoj.

A je kursimtare?

As kam dhe as më mbarohen…në këtë rast kursimi është i përjashtuar.

A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?

E ke fjalën për gjumin e bukurisë J e dua ne fakt…..

Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Po, deri sa jam bërë 15 vjeç nuk mbaj mend që të mos kem fjetur një ditë në drekë…

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Miqësitë.

Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Padyshim gjimnazi.

Po kujtimet e hidhura?

Fillimet e punës si gazetare.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?

Për mua sekretet nuk janë më të tilla po i ndave me dikë….ia besoj Desadës dhe ndonjë mikeshe të afërt më rrallë….po të mbaja ditar do isha bërë gazetare në shtypin e shkruar, ndërkohë që më tërheq televizioni, ritmi i tij, figura dhe zëri J

Çfarë ka në portofolin tënd?

Ka një hajmali që nuk e ndërroj, numri që mjekët i vendosën Andreas sapo erdhi në jetë, të njëjtin që më dhanë dhe mua.

Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Jam kaq e zakonshme në këtë pikë, sa si të gjitha femrat ankohem çdo mëngjes se nuk kam asgjë për të veshur.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

Janë ngjyrat…të gjitha nga pak dhe pa teprim.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Era e bukës së ngrohtë…ajo që më ndjell oreksin dhe më bën të “tradhtoj” regjimin e ushqimit.

Çfarë CD ke në makinë?

56 CD….kryesisht rock, bluz dhe muzikë elektronike.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Një zile nga ato standardet e telefonave, por për stafin e “Opinionit” e kemi bërë traditë që mbajmë siglën e emisionit.

A ke miq të vjetër? Nëse po, a takohesh shpesh me ta?

Është e zakonshme për mua që çdo mbrëmje të lirë ta kaloj me miqtë e mi të vjetër.

A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Nuk i vë në peshore miqtë e mi dhe kohën që i njoh. Koha është test i mirë për miqësitë, por jo e vetmja.

Ku rri zakonisht me miqtë?

Që kur “Whisky Bar” është dhe “investimi im” modest, aty kaloj një pjesë të kohës së lirë bashkë me miqtë e mi. Ndjehemi pakëz si në shtëpi.

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Shumë vonë, 4 herë në javë pas mesnatës kur edhe mbaron transmetimi direkt i emisionit “Opinion”.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Fundjava “na mbledh” të treve në shtëpi, pjesën më të madhe të kohës luajmë ose ftojmë miqtë tanë për të kaluar mbrëmjen.

Po idealja cila do të ishte?

Po ta dija se si ishte do ta tentoja…

Kur shkon për të fjetur?

Kur nuk mund të mbaj sytë hapur përpara televizorit apo librit.

Cila është uniforma jote e gjumit?

Pizhama.

Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

I uroj natën e mirë atyre që kam pranë.  burimi: Gazeta Mapo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here