Deputetja shqiptare që shkon në xhamiËshtë 32 vjeç, e diplomuar në Menaxhim Biznes, me Master për të Drejtë Ndërkombëtare Tregtare, është specializuar në Gjermani për Menaxhim Kulture.

Ka qenë e orientuar drejt bindjeve të majta dhe ka dashur të ndihmojë njerëz. Rrugën e saj drejt politikës e ka filluar si vullnetare e Forumit Rinor Socialist për qytetin e Durrësit dhe 3 vite më parë është betuar në parlament si deputete.

Bëhet fjalë për Esmeralda Shkjaun, vajzën e lindur në Pukë, por që është rritur në Durrës. Përveç politikës, në një intervistë për gazetaren Entela Resuli të gazetës Dita, ajo tregon se është besimtare myslimane, praktikante, dhe thotë se konsideron besimin si diçka që i jep stimul për t’i bërë me zemër gjërat në të cilat angazhohet. Në këtë angazhim, të cilin e quan mision, dëshiron që njerëzit ta mbajnë mend për mirë në gjërat që bën.

Deputetja shqiptare që shkon në xhami

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here