Duket se kinemaja dhe filmi nuk janë më të mjaftueshme për aktorin Johnny Depp. Ai ka vendosur të jetë edhe botues dhe ka ndërmend të botojë kryesisht libra që nuk pranohen dhe refuzohen nga shtëpitë e tjera botuese.

Depp do të bashkëpunojë me shtëpinë e re botuese “HaperCollins, e cila do të ndajë emrin së bashku me “Infinitum Nih”, shtëpinë kinematografike të themeluar nga vetë aktori.

Ai ka premtuar se kjo shtëpi botuese do të kërkojë ide dhe zëra të rinj që të jenë vizionarë dhe të veçantë.

Sa i përket projekteve kinematografike, Johnny Depp pritet të kthehet në shesh-xhirimin e serisë së pestë të filmit “Piratët e Karaibeve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here