Kohët e fundit gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se Johnny Depp është në lidhje me aktoren e re, Amanda Heard, e cila kohë më parë pranoi se është biseksuale.

Një nga lidhjet më të komplikuara të të famshmëve është ajo e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis. Disa revista shkruajnë se janë bashkë, pastaj që nuk janë bashkë. Shkruajnë se janë përsëri së bashku shkaku i fëmijëve, ndërsa pastaj që të dy kanë partnerë të rinj, por duket se edhe ata vetë nuk kanë përgjigje për këtë pyetje.

Revista “People” një muaj më parë ka shkruar se aktori dhe këngëtarja franceze më në fund u ndanë, për Johnny pohoi se këta zëra nuk janë të vërtetë. Atë kohët e fundit e kanë lidhur me shumë yje të tilla si Eva Green, Ashley Olsen dhe së fundi me Amber Heard, shkruajnë mediet.

Që Depp dhe kolegia e tij nga filmi ‘Diary Rum’ janë së bashku, shkruan “Chicago Sun-Times”. Edhe pse yjet e kanë mohuar, burimet nga xhirimet e filmit thonë ndryshe. Gjërat janë komplikuar edhe më tej, kur së fundi Heard pranoi që është biseksuale, në kohën kur ishte në marrëdhënie me fotografen, Tasya van Ree. Muajin e kaluar, Amber u fotografua duke hyrë në avionin privat të Johnnyt, shkruan ueb-faqja celebitchy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here